
Pronat janë shpesh investimi më i madh i një familjeje apo biznesi. Historia e veçantë e pronësisë në Shqipëri e bën verifikimin ligjor thelbësor para çdo veprimi.
Si ju ndihmojmë
- Verifikim i titullit të pronësisë dhe i barrëve para blerjes
- Asistencë në kontrata shitblerjeje, dhurimi dhe qiraje
- Regjistrim dhe korrigjim i pronave në kadastër
- Padi për njohje pronësie, lirim dhe dorëzim sendi
- Procedura për kthimin dhe kompensimin e pronave
- Mosmarrëveshje kufijsh, servitute dhe çështje legalizimi
Siguri për investimin tuaj
Një kontroll ligjor i hershëm parandalon rreziqet që mund të kushtojnë shumë më shtrenjtë më vonë.
