
Një biznes i suksesshëm ka nevojë për baza ligjore të forta. Nga ideja fillestare deri te rritja dhe ristrukturimi, ne jemi partneri juaj ligjor për vendime të sigurta.
Si ju ndihmojmë
- Themelim dhe regjistrim i shoqërive tregtare dhe degëve të shoqërive të huaja
- Statute, marrëveshje ortakësh dhe vendime të organeve drejtuese
- Hartim dhe negocim kontratash tregtare, furnizimi, shpërndarjeje dhe franchise
- Bashkime, ndarje, blerje kuotash dhe due diligence ligjor
- Rikuperim kredish dhe procedura falimentimi
- Përfaqësim në mosmarrëveshje tregtare dhe arbitrazh
Për investitorët e huaj
Ofrojmë asistencë të plotë në gjuhën angleze dhe italiane për investitorët që duan të operojnë në Shqipëri.
