
Marrëdhënia e punës duhet të bazohet në rregulla të qarta dhe në respekt reciprok. Ne asistojmë si punëmarrësit që kërkojnë mbrojtje të të drejtave të tyre, ashtu edhe punëdhënësit që duan të veprojnë në përputhje me Kodin e Punës.
Si ju ndihmojmë
- Padi për zgjidhje të njëanshme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës
- Kërkesë për rikthim në punë dhe dëmshpërblim
- Paga, shpërblime dhe orë shtesë të papaguara
- Hartim kontratash pune, rregulloresh të brendshme dhe marrëveshjesh konfidencialiteti
- Procedura disiplinore dhe ngacmim në vendin e punës
- Aksidente në punë dhe sigurime shoqërore
Afatet
Padia për largim të padrejtë duhet të ngrihet brenda afateve të shkurtra ligjore. Mos e shtyni konsultën.
