
Disa hapa të thjeshtë që e bëjnë takimin e parë më efektiv dhe ju kursejnë kohë e para.
Konsulta e parë është momenti kur avokati njihet me rastin tuaj dhe ju shpjegon opsionet ligjore. Një përgatitje e mirë e bën këtë takim shumë më të frytshëm.
1. Shkruani shkurt historinë e rastit
Rendisni ngjarjet sipas datave: çfarë ndodhi, kur dhe kush ishte i përfshirë. Kjo ndihmon avokatin të kuptojë shpejt thelbin e çështjes.
2. Mblidhni dokumentet
- Kontrata, fatura, vendime gjykate ose akte administrative
- Korrespondencë: email, letra, mesazhe
- Njoftime ose thirrje që keni marrë
3. Përgatitni pyetjet tuaja
Shkruani paraprakisht çfarë dëshironi të dini: shanset, kohëzgjatjen, kostot dhe hapat e ardhshëm.
Mos fshihni asnjë detaj, edhe nëse ju duket i parëndësishëm. Gjithçka që i thoni avokatit mbrohet nga sekreti profesional.
